Alba ONE-36
Tastiera e parë shqiptare
36, si shkronjat e Alfabetit!

ç me një klik!
Alt + 0235?
Jo më! Shkruaj “ë” shpejt dhe thjesht, me një prekje.
Si të konfiguroni tastierën tuaj AlbaType?
Konfigurimi i tastierës AlbaType është i lehtë dhe i shpejtë. Thjesht lidhe me kompjuterin tënd dhe ndiq keto hapa… dhe je gati të shkruash shqip si kurrë më parë!

Pajisje Windows
1) Hap Settings → Time & Language → Language
2) Kliko Add a language dhe zgjidh Shqip "Albanian"
3) Shko te Options dhe aktivizo tastierën Albanian
4) Ndërro shpejt gjuhët me Win + Space.

Pajisje Apple
1) Hap System Preferences → Keyboard → Input Sources 2) Kliko + dhe shto Albanian
3) Aktivizo opsionin “Show Input menu in menu bar”
4) Ndërro gjuhët me Cmd + Space
Pse Alba ONE-36?
Sa herë kemi pyetur veten, gjatë shkrimit të një teksti: sa bukur do të ishte ta kishim shkronjën “ë” gjithmonë në tastierë…?
Ne humbim rreth 10 minuta në ditë vetëm për të shkruar shkronjën “ë” duke përdorur kodin ALT + 0235.
Forcim i identitetit kulturor
Perdorimi korrekt i gjuhës së shkruar është pjesë themelore e ruajtjes së identitetit
Përmirësim i jetës së përditshme
duke letësuar komunikimin për studentët dhe profesionistët
Produkt vendor dhe i sigurt
dizajnuar dhe zhvilluar me kujdes në Kosove me materialet më të sofistikuara dhe moderne
Zgjidhje teknologjike
e thjeshtë per një problem real
Kurseni kohë dhe para
duke qenë më të shpejtë dhe më efikasë në shkrim
Promovim i dijes
dhe shkencës në gjuhën amtare
Tastiera
Bli tastierën tënde të parë shqipetare!
Me një super çmim deri me 01.11.2025.




Urim Qovanaj
- Si lindi ideja? Vera 2021. Kushëriri im më kërkoi t’i rishikoja temën e diplomës. U habita: në vend të shkronjës “ë” përdorte simbolin “$”. Në fund, me programin Word, i zëvendësonte të gjitha “$” me “ë”.
- Pyeta veten: “Si është e mundur që s’ka tastierë në gjuhën shqipe?” Bëj kërkime… dhe vërtet, në treg nuk kishte asnjë. Lindi ideja: ta krijoja unë tastierën e parë shqipe. Në fillim më mungonin mjetet dhe njohuritë, por ëndrra mbeti gjallë…
- Janar 2025. Gjatë studimeve master, pas disa kurse mbi startup dhe administrim biznesi lindi AlbaType Sh.p.k. me seli në Prizren. Dhe me të, krijesa e parë: Alba One-36 Tastiera e parë shqiptare ⌨️ 🇦🇱 Ju dëshiroj shumë argëtim me krijesën tonë!


Idetë më të thjeshta kanë fuqinë për të revolucionuar përditshmërinë tonë!
Shkronja më e rëndësishme që mungon në tastierë është shkronja Ë, por ne kemi dashur të përfshijmë gjithashtu edhe shkronjën Ç, në mënyrë që të mjaftojë një prekje për ta shtypur. Më pas kemi analizuar cilat bashkëshkronja përdoren më shpesh dhe kemi vendosur të përfshijmë edhe DH dhe SH me nga një tast të vetëm, duke përshpejtuar procesin e të shkruarit dhe duke forcuar identitetin e tastierës.

Specifikat teknike
Tatierë USB me Kabblo 1.65m Perputhet me sitemet:
Windows 8/10/11, Mac, iOS, Android
TIMELINE
Ja udhërrëfyesi i produktit tonë, që thekson arritjet nga faza fillestare deri te dorëzimi dhe përditësimet e ardhshme.
NEWSLETTER
Na kontakto:
- Rruga Driloni Nr. 1, Petrovë 20000 Prizren, Republika e Kosovës
- info@albatype.com